Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
Fillimisht shkrini gjalpin Erzeni dhe hiqni cipën e bardhë pas shkrirjes, me anë të një luge.
Në një enë të thellë shtoni gjalpin e shkrirë me sheqerin. I rrihni me robot kuzhine për rreth 20 minuta derisa masa të kthehet kremoze në ngjyrë të bardhë. (Mund të përdorni edhe rrahësin elekrtik të dorës, funksionon njësoj)
Shtoni vezët një nga një(misko shto, mikso shto) derisa të formohet një masë kremoze homogjene në ngjyrë të artë.
Pasi keni formuar kremin shtoni miellin dalëngadalë duke e trazuar me një lugë druri ose spatul. Trazoni nga lartë-poshtë -lartë, derisa të formoni brumin e ballokumeve.
Pasi keni formuar brumin ndizni furrën në 180 gradë C për ta nxehur. Në një tavë të madhe shtroni letër pjekje dhe me madhësinë e një grushti merrni brumin dhe vendoseni në tavë. Jepini formën e rrumbullakët por pa I shtypur format dhe vendosini larg njera-tjetrës pasi kur piqen zmadhohen.
Vendosini për tu pjekur në furrë për gati 25- 30 minuta.
Brumi i kësaj recete mund t’ju dale për 2 tava me ballokume rreth 12 copë.