Erzeni Dairy

erzeni-logo-main

Kompania

Fabrika

Media

Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
erzeni-logo-main
Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.

Ambalazhimi

>

>

Ambalazhimi

Produkte Autentike
0 +

Ambalazhi

Dizajn modern dhe Estetik

Përveç cilësisë së produkteve, ne kujdesemi edhe për prezantimin korrekt, të detajuar dhe estetik në etiketim dhe ambalazhim. Qëllimi është të informojmë qartë dhe saktë konsumatorin mbi produktet tona dhe gjithashtu ambalazhi të jetë sa më estetik nga ana pamore për klientët tanë.

Paketimi i Produkteve

Teknologjia UHT

Trajtimi i qumështit UHT, është një proces sterilizimi me temperaturë të lartë për një kohë shumë të shkurtër.

Në rastin tonë ky proces kryhet nga paisje moderne, i cili fillon që nga heqja e aromave të padëshiruara dhe një pjese të lageshtisë, vazhdon me homogjenizimin i cili është një proces që e trajton qumështin në presion të lartë për të coptuar globulat e yndyrës dhe mbaron me sterilizimin e tij, duke garantuar sigurinë për mungesë nga çdo ngarkesë mikrobike. Homogjenizimi nën presion të lartë, copëzon globulat e yndyrës në dimensione të tilla, sa të humbin kapacitetin e bashkimit. Si pasojë e këtij procesi, ku globulat e yndyrës janë copëzuar në pjesëza shumë të vogla (më pak se 2 mikron), sigurohet një shpërndarje e njëtrajtshme e yndyrës në qumësht, i cili bëhet lehtësisht më i tretshëm nga organizmi.

Vlerat ushqyese të qumështit janë ruajtur, pasi koha e trajtimit në nxehtësi është shumë e shkurtër (1-2 sekonda).

Qumështi UHT është i paketuar në mënyrë sterile dhe me ambalazh kartoni, i kombinuar me disa shtesa të holla të plasmasit dhe aluminit, bën që qumështi të mbrohet nga drita por edhe të ruajë freskinë si në ditën e parë të prodhimit.

Profesionalizëm

Cilesi e lartë e shisheve

Në Erzeni, jemi udhëheqës në fushën e inovacionit për prodhimin e ambalazhit të shisheve plastike ushqimore. Me një vështrim drejt të ardhmes, procesi ynë i prodhimit të shisheve plastike kombinon me lehtësi teknologjinë moderne me prodhim të ambalazheve cilësore. Ne përdorim risitë teknologjike në materialet dhe metodat e prodhimit për të krijuar shishe plastike ushqimore që përputhen me ligjërimin ushqimor dhe standardet e vendosura nga kompania.