Çdo sasi qumështi, përpara hyrjes në fabrikë, kontrollohet nëse ka aroma të padëshirueshme dhe gjithashtu shija me zierje për përcaktimin e destinimit të tij.
Qumështi që ka shmangie në ngjyrë, aromë, pH, nga qumështi normal merr një klasifikim cilësie më të ulët dhe në rastet kur është i pa pranueshëm për prodhim, kthehet tek furnitori.
Nga pajisja e pranimit del mostra përfaqësuese e çdo makine që shkarkohet. Mostra merret dhe analizohet në laborator. Parametrat që maten janë: yndyra, lënda e thatë, densiteti, proteina, laktoza dhe uji.
Gjithashtu, qumështi kontrollohet edhe për praninë e shtesave dhe falsifikimeve të ndryshme. Pas kryerjes së analizave të mësipërme dhe pranimit të qumështit, përcaktohet edhe destinacioni se ku do përdoret ai.