1 Qershor është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ku fokusi është tek të drejtat dhe mirëqenia e tyre.
Kjo ditë synon të ngritë ndërgjegjen për të drejtat e fëmijëve, përmbushjen e nevojave për mbijetesë, rritje, pjesëmarrje, zhvillimin e potencialit dhe përmirësimin e jetës për të gjithë fëmijët në botë. Fëmijët mund të jenë të ekspozuar ndaj abuzimit, viktimizimit nga të rriturit, urisë, mungesës së kushteve socio-ekonomike për një jetë të shëndetshme dhe aktive, prandaj kjo ditë shënon një moment festimi për të gjithë fëmijët.
Përveç shumë aktiviteteve të kësaj dite dhe kujdesit të përditshëm për ta, një nga faktorët kryesorë që ndikon në mirëqenien dhe shëndetin e tyre është ushqimi i mirë.
Për ta rritur me shëndet është e rëndësishme të hahen ushqimet e shëndetshme dhe të sigurta.
Duke qenë pjesë e buzëqeshjeve të fëmijëve sot, kompania Erzeni ka menduar që të bëjë këtë ditë të shijshme dhe të shëndetshme për fëmijët.
Në të gjitha institucionet rezidenciale të kujdesit të fëmijëve në Shqipëri, do të dhurohet jogurt me fruta me shijet më të pëlqyera nga ta (qershi, ananase, boronica, etj.).
Një iniciativë e nxitur nga dëshira për të rritur fëmijë të shëndetshëm që ndajnë momente të lumtura.
Kompania Erzeni gjithashtu garantoi që produktet e saj nuk do të mungonin. "Sëbashku do ta bëjmë, jemi me ju".