Erzeni Dairy

erzeni-logo-main

Kompania

Fabrika

Media

Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
erzeni-logo-main
Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.

Trileçe me Karamel

>

>

Recetat

>

Trileçe me Karamel

Receta

Përbërësit

  • Për pandispanjën:
    - 5 vezë
    - ½ kupë ose 120 gr sheqer
    - 1 kupë miell ose 150 gr
    - 1 lugë gjelle pluhur pjekës

  • Për kremin e qumështit:
    - 700 ml qumësht Lope Erzeni
    - 200 ml pana embelsirash
    - 3 lugë lugë gjelle qumësht I kondensuar

  • Për karamelin:
    - 2 kupa sheqer
    - 2 kupa ujë
    - 2 lugë gjelle niseshte

Udhëzimet

  • Rrihni vezët me sheqerin derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni miellin me pluhurin pjekës pak nga pak duke I trazuar poshtë-lart me spatul.
  • Shtroni masën e pandispanjës në një tavë me letër pjekje dhe vendoseni për tu pjekur për 30 minuta në 180-200 gradë Celsius.
  • Përzieni 3 llojet e qumështit bashkë sikurse në video. Pasi pandispanja është ftohur pak, ia shtoni sipër.
  • Ndërkohë përgatisni kremin e karamelit: 1 kupë sheqer vendoseni në tigan të thellë për tu karamelizuar. Pasi sheqeri është karamelizuar shtoni (ujin + sheqerin + niseshten të cilët I keni përzierë bashkë). Në zjarr të ulët avash avash duke trazuar shpejtë. Do prisni derisa masa të trashet rreth 15-20 minuta duke e trazuar here pas here.
  • Lëreni të ftohet pak e më pas shtojani sipër. Vendoseni në frigorifer për disa orë e konsumojeni të ftohtë.