Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
Erzeni Sh.p.k. is specialized in the production of milk products. The company operates in the Albanian market with over 17 different types of premium quality products.
500 ml qumësht Erzeni + 80 gr sheqer (për qumështin e kondensuar)
1 bustinë vanilje
250 ml pana ëmbëlsirash (e ftohtë)
100 ml qumësht (I ftohtë)
Udhëzimet
Fillimisht përgatisim qumështin e kondensuar duke vendosur në zjarr mesatar 500 ml qumësht dhe 4 lugë gjelle sheqer. I trazojmë here pas here derisa të shohim se masa ka nisur të trashet e qumështi të jetë përgjysmuar në madhësi.
Shtojmë vaniljen, e trazojmë dhe më pas e lëmë të ftohet në një enë të qelqtë në frigorifer.
Në një enë shtojmë panën e ëmbëlsirave e cila duhet të jetë e ftohtë.
E rrahim derisa të bëhet kremoze, shtojmë qumështin e kondensuar e trazojmë sërish derisa masat të bashkohen dhe më pas shtojmë qumështin Erzeni 100 ml. E trazojmë sërish derisa të kemi një masë homogjene.
Transferojmë masën e akullores në një enë e cila ka mbyllje hermetike dhe e vendosim në ngrirje për disa orë.