Për të ruajtur freskinë dhe cilësinë e qumështit, kemi ngritur në zonat më të largëta, pika grumbullimi të qumështit. Ato plotësojnë kushtet e nevojshme higjeno-sanitare në funksion të rritjes së sasive të qumështit të grumbulluar dhe ruajtjes së standardeve të lëndës së parë. Qumështi pas kontrollit dhe ftohjes, transportohet i sigurt me autobot termus për përpunim në fabrikë
Përpara pranimit të qumështit në pikat e grumbullimit dhe në fabrikë, qumështi kontrollohet për prezencën e antibiotikëve, aflatoksinës, qelizave somatike, prezencës së falsifikimeve të ndryshme, treguesve të aciditetit dhe aromave të qumështit, për përcaktimin e sigurisë dhe cilësisë së tij.
Në rast se qumështi nuk përmbush standardet e kërkuara i kthehet fermerit. Në rast përsëritje, merren penalitetet përkatëse, me qëllim ndërgjegjësimin për garantimin e sigurisë dhe cilësisë së qumështit.
Paraprakisht, kryhet kontrolli pastërtisë së mjeteve të transportit përpara se të dalin në grumbullim. Kontrollohen sipërfaqet e brendshme të çisternave, bidonave, filtrave. Çdo gjurmë papastërtie, mbjetje fizike, ose aromë të pakëndshme, është dëshmi e pastrimit dhe filtrimit të pamjaftueshëm.
Grumbullojmë qumësht çdo ditë, në rreth 50 fshatra.
Zonat ku grumbullojmë qumësht janë:
Berat,Kuçovë, Dumre – Elbasan, Fier, Lushnje, Rrogozhinë, Lezhë, Vlorë (Novoselë, lumi i Vlorës), Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë.
Europë: Itali, Hungari
Shtesa e re është pika e grumbullimit të qumështit në Gjirokastër, ku ne grumbullojmë qumësht nga dhitë dhe delet në kullotat Jugore të Shqipërisë. Sasia e qumështit të grumbulluar në këto zona po rritet vit pas viti.