Materialet e paketimit janë të gjitha të riciklueshme. Gjithashtu, materialet e paketimit të përdorura për produktet tona, janë të kontrolluara dhe të pajisura me çertifikatë të përshtatshmërisë së materialit të tyre për kontakt me ushqimin. Materialet e paketimit që pëdoren, janë cilësore, që të ruajnë karakteristikat e produkteve si shijen, freskinë dhe cilësitë organo-leptike unike të tyre.